KRONIKË

Hiqej si laborant dentar por s’kishte licencë, pranga 40-vjeçarit në Fier, përdorte barna dhe pajisje te rrezikshme për pacientët (EMRI)


Një 40 vjeçar është arrestuar në Fier, pasi hiqej si Laborant Dentar, i pa pajisur me licence për ushtrimin e profesionit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjithashtu  40 vjeçarit, Amarildo Kola, ju sekuestruan barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, dyshohet si të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në banesën e marrë me qira që e kishte kthyer si Laborator, ju gjetën  sasia e lëndës narkotike kanabis sativa.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i Policisë

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Multi”, i cili goditi disa veprimtari kriminale njëkohësisht.

Ushtronte profesionin e laborantit dentar, i papajisur me licencë, si dhe posedonte në laborator, një sasi cannabisi, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Sekuestrohen barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, nga 40-vjeçari i palicencuar, dyshohet i rrëzikshëm për shëndetin e pacientëve, si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të përditshme, në subjekte të ndryshme ekonomike, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Multi”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë konstatuan se ky shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në lagjen “1-Maji”, si laborator dentar, ku ushtronte profesionin e laborantit, i papajisur me licencën e nevojshme, si dhe përdorte barna dhe pajisje, të dyshuara të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.

Gjithashtu, nga kontrollet në këtë ambient, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Related Articles

Back to top button