KRONIKË
Hiqen kioskat dhe spostohen shitësit ambulant, Rama: Për një Shkodër të pastër siç i ka hije
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se ka nisur puna për pastrimin e rrugëve të Shkodrës nga kioskat dhe shitësve ambulantë.
Kryeministri kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim për një Shkodër të pastër.
“Mirëmëngjesi dhe me thirrjen për mirëkuptim dhe bashkëpunim për një Shkodër më të pastër siç i ka hije, në mbështetje edhe të Bashkisë dhe Benetit, që me përkushtim të admirueshëm po punon çdo ditë për heqjen e kioskave e spostimin e shitësve ambulant vend e pa vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.