POLITIKËSTAR CHANNEL
”Hiqet mesatarja, të gjithë të rinjtë do të shkollohen”, Berisha nga Saranda: Bizneset do të kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë

Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët e Sarandës këtë të enjte.
Berisha: Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, do bëjmë gjithçka që të rinjtë të shkollohen, hiqet mesatarja, bursa 200 euro për student, çdo sipërmarrës do paguhen sigurimet për të rinjtë, një popull pa rini s’ka të ardhme, bashkitë s’mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros taksë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. Tatim fitimi zbret nga 23 në 10%.