ART & KULTURSTAR CHANNEL

“Histori Vjeshte” nga Teatri “Bylis” magjeps publikun kryeqytetas në Art Turbina

Trupa e Teatrit “Bylis” Fier solli në skenën e Art Turbina shfaqjen e suksesshme “Histori Vjeshte”, një histori e ndjerë dhe plot emocion nën regjinë e Armand Borës.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Drama, e shkruar nga Aleksei Arbuzov dhe përkthyer nga Vasil Vaso, rrëfen një histori prekëse në një klinikë të një qyteti bregdetar, ku përmes humorit dhe ndjeshmërisë prek temat e shpirtit njerëzor dhe marrëdhënieve mes njerëzve. Interpretimi i shkëlqyer i aktorëve Klajdi Marku, Albana Kocaj, Anri Celibashi dhe Hateme Ruzhdija i dha jetë personazheve, duke emocionuar publikun e pranishëm.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shfaqja u prit me duartrokitje dhe vlerësime, duke e bërë këtë një mbrëmje të veçantë për artin skenik fierak. Të pranishëm në sallë ishin artdashës, qytetarë dhe figura të njohura të kulturës, të cilët përjetuan një natë të mbushur me magjinë e teatrit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky sukses konfirmon edhe një herë vlerat e larta artistike të sktorëve të Teatrit “Bylis” Fier, i cili vijon të sjellë në skenë produksione cilësore dhe emocionuese për publikun shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button