KRONIKË
Hodhi foshnjën në lumin Kir, 22 vite burg për 32-vjeçaren nga Fieri
Orjana Gremi, vajza që në janar të vitit që shkoi hodhi në ujërat e lumit Kir, foshnjën e saj të porsalindur është dënuar me 22 vite burg.
Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese. Megjithatë, kërkesa e saj nuk u mor në konsideratë nga Gjykata e Shkodrës.
Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”.
Kujtojmë se Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor të vitit 2022.
32-vjeçarja është nga Fieri ndërsa jetonte tek dajat në Postribë të Shkodrës.
Më datën 3 janar ajo doli nga materniteti në mënyrë të rregullt me procedura spitalore. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi për ta mbajtur fëmijën prandaj e ka hedhur në ujë.
TCH