KRONIKË

Hodhi mbeturinat në rrugën Lushnjë-Kolonjë teksa ishte duke drejtuar automjetin, gjobitet 53 vjeçari

Një 53-vjeçar është ndëshkuar me masë administrative prej 40 mijë lekësh të reja, pasi hodhi mbeturinat më rrugë ndërkohë që drejtonte automjetin.

Shtetasi është konstatuar duke kryer këtë veprim në askin rrugor, Lushnje – Kolonjë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Përveç ndotje së mjedisit, ky akt akt mund të bëhet shkak për humbjen e vëmendjes nga drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Njoftimi:

Hodhi mbeturina, në rrugë, ndërkohë që drejtonte automjetin, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj, 53-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Lushnjë-Rrethi i Kolonjës”, drejtuesin e një automjeti, duke hedhur në rrugë, mbeturina, që përveç se ndotin mjedisin, mund të bëhen shkak për humbjen e vëmendjes nga drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin J. K., 53 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 40 000 lekë të rinj, sipas neneve 15/2 dhe 15/1 pika g, të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina në rrugë dhe të mos kryejnë veprimeve të tjera të ndaluara, sepse mund të bëhen burim aksidenti, duke shpërqendruar drejtuesit e tjerë të automjeteve.


Related Articles

Back to top button