KRONIKË

Hodhi në erë hotelin në Sarand që të mos e merrte greku, merret i pandehur Spiro Çabiri


Biznesmeni nga Saranda, Spiro Çabiri akuzohet nga Prokuroria se është personi që ka hedhur në erë me tritol hotel “Bizantin” në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, më 13 Shkurt 2023 dhe Spiro Çabiri ka pasur një pjesë të aksioneve në këtë biznes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai është marrë i pandehur dhe akuzohet zyrtarisht për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtje pa leje e sasive të mëdha shpërthyese”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas dosjes hetimore, Spiro Çabiri vendosi një sasi të madhe tritoli në ambientet e brendshme të hotel “Bizant”, duke sjellë një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi plotësisht hotelin. Ai është larguar fillimisht me vrap dhe më pas ka hipur në një automjet për të ikur nga vendi i krimit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Spiro Çabiri, një ndër bashkëpronarët e këtij hoteli ka qenë në konflikt gjyqësor me bashkëpronarin tjetër Evangjeli Dhimitri. Që nga viti 2002 e deri tani, dy bashkëpronarët nuk kishin gjetur asnjë zgjidhje me njëri tjetrin dhe ndërkohë proceset gjyqësore vazhdonin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Një vit më parë Policia e Sarandës arrestoi djalin e biznesmenit, shtetasin Sotir Çabiri, por nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se autor i vendosjes së tritolit ka qenë babai i tij.

Në orën 05:50 të datës 13 Shkurt 2023, Spiro Çabiri ka dalë nga ambientet e hotel “Bizant”, duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52 ai ka aktivizuar shpërthimin. Nga sasia e madhe e tritolit, hoteli u shkatërrua i gjithi, por dëme të konsiderueshme pati dhe në apartamentet dhe bizneset pranë tij.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”
Çfare mbeti pas nga shkaterrimi i hotel Bizant, ne Sarande
Çfare mbeti pas nga shkaterrimi i hotel Bizant, ne Sarande

Por, si nisi gjithçka? Dhimitër Evangjeliu, shtetas grek dhe dy shtetas shqiptarë Spiro Cabiri e Vangjel Shutka (i ndarë nga jeta) ishin bashkëpronarë. Hoteli sipas dosjes së Gjykatës së Lartë, ishte vendosur mbi një truall prej 700 metra katrorë. Në 2005 u vendos kolateral në bankë për të marrë një kredi 98 milionë lekë të vjetra edhe pse kishte nisur konflikti në gjykatë që në vitin 2002.

Apeli i Gjirokastrës kishte njohur 90 përqind të pronësisë për shtetasin grek Evangjeliu dhe nga 5 % dy bashkëpronarët shqiptarë.

Sipas dosjes së gjykatës, ekspert Haxhi Musai e ka vlerësuar pronën 920 mijë euro ndërkohë që palët që ziheshin në gjykata për pronësinë, nuk mund ta ndanin atë në pasuri të paluajtshme. Spiro Çabiri nuk e ka pranuar vendimin e gjykatës në 2011.

Por në 2015, Gjykata e Sarandës vendosi që hoteli t’i lihet në pronësi shtetasit grek Dhimitër Evangjeliu dhe ky ti paguante dy shqiptarëve Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka nga 46 mijë euro secilit për shumën 5% që u takonte. Gjykata vlerësoi se paratë duhet të jepeshin në një këst të vetëm.

Këtë vendim Çabiri e kundërshtoi sërish. Në proces u paraqit edhe Banka ku ishte marrë kredia që me gjithë interesa shkonte tek 150 milionë lekë të vjetra, pas kaq vitesh.

Gjykata e riktheu çështjen në shkallën e parë. Në këtë fazë, gjykata nxorri pretendime për aktin e ekspertimit dhe vlerën e objektit pasi nuk ishte përcaktuar vlera e investimeve përgjatë 20 viteve.

Në 2016, shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kundërshtoi në gjykatë. Gjykata e Lartë ku u ankuan të dyja palët, nëpërmjet Kolegjit Civil e riktheu çështjen për gjykim me një trupë të re te Apeli i Gjirokastrës. Dhe do të ishte kjo gjykatë që u kërkonte palëve të paraqesin dokumentacionet mbi pretendimet e tyre, por tashmë hoteli është shembur.

Hotel "Bizant" ne Sarande, para dhe pas shperthimit

Related Articles

Back to top button