Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Spanjë, teksa në një plazh është gjetur trupi pa kokë i një fëmije.
Sipas mediave vendase, i mituri dyshohet të jetë nga dy deri në tre vjeç, dhe u zbuluan këtë mëngjes në një plazh në vendpushimin e “Costa Dorada” të “Roda de Berà” në provincën e bregdetit lindor të Tarragona.
Trupi u gjet nga një pastrues, i cili shkoi për të pastruar plazhin, por u trondit nga pamja. Ai menjëherë njoftoi policinë, e cila bëri rrethimin e vendngjarjes. Përveç kokës, trupit të fëmijës thuhet se i mungojnë dhe gjymtyrë të tjerë, teksa dyshoeht se në breg e ka nxjerrë uji. Trupi po ashtu është në fazat e para të dekompozimit.