H*rrori në Greqi/ Gjendet çekiçi me të cilin shqiptari dh*noi bashkëshorten para se ta mb*yste dhe t’i fshihte trupin ne papafingo
Janë në zhvillimin e sipër, hetimet e policisë greke për vrasjen brutale të shqiptares Alba Cenko në Greqi nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar,Kastriot Cenko. Ky i fundit pasi e ka dhunuar me çekiç dhe e ka mbytur me duar, e fshehu trupin e pajetë të 37-vjeçares në papafingo të shtëpisë së tyre. Sipas informacioneve të fundit nga mediat greke, është gjetur edhe çekiçi me të cilin 39-vjeçari ka rrahur gruan para se ta mbyste përfundimisht. 39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.
Shkak i ngjarjes mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. Më pas ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka mbytur me duar. Gjithashtu ai e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj në dhomën e tyre. Ndërsa të nesërmen në mëngjes kur fëmijët po bëheshin gati për në shkollë kanë pyetur se ku ishte nëna e tyre, dhe i ati u ka thënë se kishte shkuar në punë.
Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas Cenko i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët janë kthyer në shtëpi, autori ka vendosur të thërrasë autoritetet dhe të rrëfejë krimin. Fqinjët kanë deklaruar se ata kishin dy fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç, dhe nuk kanë dëgjuar për sherre mes tyre.