KRONIKËSTAR CHANNEL
Humb jetën 35-vjeçari në aksin Fier–Libofshë, doli nga rruga me motomjet

Fier/ Informacion paraprak
Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës është shënuar në aksin “Fier–Libofshë”.
Shtetasi Xhuljano Krasniqi, rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 35-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





