Humb jetën në Fier një shtetas gjerman që kishte ardhur për turizëm dentar, gjendet i pajetë në banesën me qira në lagjen “Konferenca e Pezës”
Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marrë me qira në lagjen “Konferenca e pezës” në Fier.
Sipas burimeve paraprake policore, i moshuari rreth 80 vjeç prej tre ditësh nuk kishte pasur kontakte me familjarët dhe miqtë që e shoqëronin gjatë qëndrimit në Fier. Të alarmuar nga mungesa e komunikimit, ata kanë njoftuar Policinë.
Viktima, Detlef Fertig, ndodhej në Fier prej rreth 15 ditësh për turizëm dentar, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë qëndrimit në qytet.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka ngre dyshimet se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në një banesë të marrë me qira, shtetasi gjerman D. F., rreth 80 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.




