AKTUALITETFIERI YNË TV

Humbën jetën 52 vite më parë në krye të detyrës pasi një zog u prishi avionin, nderohen dy pilotë në Mallakastër


Në Mallakastër u nderuan dy pilotët Azbi Serani dhe Luto Sadikaj, të cilët ranë në krye të detyrës 52 vite më parë. Në një ceremoni solemne u nderua sakrifica e dy qytetarëve të nderit në Mallakastër.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Luto Sadikaj humbi jetën në një aksident tragjik ku një zog hyri në motorin e avionit të tij menjëherë pas nisjes, duke shkaktuar një shpërthim fatal. Petrit Bebeci, i pranishëm në momentet e fundit të Sadikajt, kujtoi sesi ndodhi ngjarja.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Azbi Serani, nga ana tjetër, humbi jetën gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake të zhvilluar në rajonin e Belshit më 4 tetor 1972. Ai ishte pjesë e një formacioni avionësh dhe humbi jetën pasi një predhë shpërtheu në momentin e lëshimit nga avioni i tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Aviacioni shqiptar, i krijuar në vitin 1951, arriti kulmin e tij gjatë viteve 1970-1975, si në armatime ashtu edhe në përgatitjen e pilotëve. Gjatë kësaj periudhe, 39 pilotë dhe 4 teknikë avionësh kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

TOP CHANNEL

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button