AKTUALITETKRONIKËRAJONI

Humbi jetën pas sherrit me disa të rinj në Greqi, publikohen pamjet kur shqiptari rrëzohet në tokë

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kretë, ndërsa siç shihet në pamje, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burri që e shoqëronte përpiqet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë, është njoftuar policia dhe ambulanca, por i riu ka humbur jetën

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

20-vjeçari shqiptar u përleshur me dy të rinj, ndaj të cilëve janë ngritur procedime dhe pritet që ata të pranojnë fajin.

Reklama në FieriWeb

Sipas  avokatit të dy të rinjve, Ioannis Dermanakis, të rinjtë që u sollën mesditën e së mërkurës në prokurori, nuk e përmendën konkretisht arsyen pse u përfshinë në ngjarjen ku vdiq 20-vjeçari, por vetëm folën për disa përleshje fillestare, e cila u përshkallëzua.

Fillimisht u ndaluan edhe tre shokë të  dy personave të arrestuar, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar, por më pas ata u lanë të lirë pasi nuk kishte prova se ata ishin të përfshirë në ngjarje.

Related Articles

Back to top button