KRONIKËSTAR CHANNEL

Humbi jetën si pasojë e aksidentit në punë, policia arreston një nga pronarët e firmës


Policia e Lezhës arrestoi 53-vjeçarin Kastriot Lleshaj, i cili bashkë me të vëllanë kishte në pronësi një subjekt, ku si pasojë e një aksidenti në punë, humbi jetën shtetasi F.H, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një njoftim zyrtar të Policisë bëhet e ditur se F.H, 61-vjeç, humbi jetën pasi u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në njoftimin zyrtar thuhet se Kastriot Lleshaj, pas aksidentit, dyshohet se ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti, raporton gazetari i News24, Elidon Ndreka. Sipas policisë, pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në njoftimi pas aksidentit në punë Policia njoftonte se “specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: Kastriot Lleshaj, 53 vjeç, dhe Mark Lleshaj, 59 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, Kurbin, (vëllezër) dhe të shtetasit Ilirjan Xhixha, 58 vjeç,(drejtues teknik) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button