Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve! Kërkohet ndihmë për të sjellë arkivolin në atdhe
Bari Balla është 51-vjeçari shqiptar që humbi jetën më 20 prill Silema, Maltë, pasi çatia e shtëpisë ku po punonte u shemb.
Viktima, babai i 6 fëmijëve me origjinë nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë.
Komuniteti shqiptar në Maltë ka hapur një llogari për mbledhje fondesh për të mbështetur familjen e 51-vjeçarit teksa po përballen me tragjedinë. Familja kërkon që banesa e fundit e Bari Ballës të jetë në Shqipëri.
Aksidenti në punë
Bari Balla, babai i 6 fëmijëve, humbi jetën në mënyre tragjike të shtunën më 20 Prill duke punuar në ndërtim. Ai vdiq pasi çatia e një shtëpie të viteve 1920 në rrugën St Ignatius, Sliema, u shemb.
Në momentin e aksidentit Balla ishte me një 31-vjeçar, i cili mori vetëm disa lëndime të lehta. Ndërsa trupi i 51-vjeçarit u gjet i vdekur rreth një orë më vonë nga trupat e kërkim shpëtimit.
Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe po kryheshin pa lejet e nevojshme.