AKTUALITET

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve! Kërkohet ndihmë për të sjellë arkivolin në atdhe


Bari Balla është 51-vjeçari shqiptar që humbi jetën më 20 prill Silema, Maltë, pasi çatia e shtëpisë ku po punonte u shemb.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Viktima, babai i 6 fëmijëve me origjinë nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Komuniteti shqiptar në Maltë ka hapur një llogari për mbledhje fondesh për të mbështetur familjen e 51-vjeçarit teksa po përballen me tragjedinë. Familja kërkon që banesa e fundit e Bari Ballës të jetë në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Aksidenti në punë

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Bari Balla, babai i 6 fëmijëve, humbi jetën në mënyre tragjike të shtunën më 20 Prill duke punuar në ndërtim. Ai vdiq pasi çatia e një shtëpie të viteve 1920 në rrugën St Ignatius, Sliema, u shemb.

Në momentin e aksidentit Balla ishte me një 31-vjeçar, i cili mori vetëm disa lëndime të lehta. Ndërsa trupi i 51-vjeçarit u gjet i vdekur rreth një orë më vonë nga trupat e kërkim shpëtimit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe po kryheshin pa lejet e nevojshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button