Një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në Itali. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Mirjan Cangoja.
Ngjarja bëhet me dije se ndodhi në zonën e Breshias, gjatë mesnatës.
Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me barrierën.. Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.
Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë.