KRONIKË

Humbja e jetës së vogëlushit pas kurimit të dhëmbëve, cila është klinika private ku u kurua 3-vjeçari


Roland Xhaxho dhe “klinika dentare Ina Xhaxho”, vendosur në rrugën e Kavajës apo zonën tek 21 dhjetori, janë vënë nën lupën e policisë dhe të prokurorisë pas humbjes së jetës së vogëlushit 3 vjeçar që u mjekua te klinika private për dhëmbët e tij të prishur, dhe më pas humbi jetën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjithçka deri tani është në fazën e hetimeve pas denoncimit të prindërve të vogelushit për mjekim të pakujdesshëm të tij, çka rezultoi më pas me humbje jete.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për shkak të shumë dhëmbëve të prishur, fëmijës i është bërë narkozë dhe pas përfundimit të procedurës, fëmija ka shkuar në spitalin pediatrik, por që sipas raportimeve paraprake, nuk ka pasur puls. Më pas gjithë kjo ndërhyrje ka rezultuar fatale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Policia me një njoftim të mëparshëm thotë se materialet për këtë çështje i kanë kaluar prokurorisë por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me subjektin privat, që shërbimet i jep si në kardiologji, ashtu edhe në klinikë dentare.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithë reklamimi i spitalit privat dhe klinikës private është se fëmijët mund të mjekohen në këtë qendër shëndeti, sepse për çdo komplikacion mund të trajtohet në spital, por siç duket, nuk ka qenë rasti i fëmijës 3 vjeçar.

Roland Xhaxho mban titullin Profesor Asisten Doktor dhe është një ndër mjekët më të rëndësishëm në Shqipëri. Asnjëherë më parë nuk është raportuar për ngjarje në këtë spital privat apo në klinikën e dhëmbëve, por nga ajo që shihet në rrjetet sociale, është se Klinika është e specializuar në kurimin e dhëmbëve të fëmijëve me anestezi të përgjithshme, edhe për specifikat e vështira të këtyre ndërhyrjeve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button