KRONIKË

I akuzuar për blerje votash, GJKKO lë në burg Fredi Belerin

GJKKO ka lënë në burg Fredi Belerin, i arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për shtiblerje votash.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Beleri i fitoi zgjedhjet megjithatë nuk e ka gëzuar asnjë ditë mandatin e tij, pasi mbahet në burgun  e Vlorës. Tani që 3 muajt po kalojnë, skadon edhe afati i tij për t’u betuar si kryebashkiaku i ri i Himarës. Kjo do të thotë që zgjedhjet në këtë bashki mund të përsëriten.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Presione të forta ka pasur edhe nga Greqia për lirimin e Belerit. Janë zhvilluar dy protesta në qytetin e Himarës me pjesëmarrjen edhe të kreut të bashkisë së Athinës dhe të Selanikut.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjithashtu për Belerin është folur edhe në mediat greke, ku theksohet se ai po mbahet me të padrejtë në paraburgim dhe akuzat ndaj tij janë të pabaza.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button