KRONIKË

I akuzuar për vrasjen e Nikulajt/ Gjykata e Lezhës i komunikon masën e “Arrestit në burg” Ruben Saraivës


Gjykata e Lezhës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” Ruben Saraivës, portugezit të akuzuar si vrasës i biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Shëngjin më 19 Prill 2023. Saraiva u shoqërua në gjykatë nën masa të forta sigurie nga policia.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndaj 28-vjeçarit ishte caktuar “arrest në burg” në mungesë, masë kjo që iu komunikua këtë të martë nga Gjykata e Lezhës. Ai akuzohet për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje. Ruben Saraiva u arrestua në Marok më 8 Maj për llogari të autoriteteve shqiptare dhe u ekstradua në vendin tonë më 31 Dhjetor 2023.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për vrasjen e Ardian Nikualjt, në Britaninë e Madhe janë arrestuar edhe pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi për në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pista kryesore e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj është ajo e hakmarrjes mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj e nisur shumë vite më parë. Sipas hetuesve, organizator i atentatit ka qenë Edmond Haxhia; Ruben Saraiva në rolin e ekzekutorit ndërsa të tjerët në rolin e ndihmësit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës, kur portugezi, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelekë kamuflazhi, hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button