AKTUALITETKRONIKË
I biri i kërkoi para për drogë, pas konfliktit tenton t’i japë fund jetës farmacistja në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari
19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet. 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, shtetasen F. Breçani e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës.
Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjise.
Gjatë shoqërimit, Henri Brecani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Sipas hetimeve Brecani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nënës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.
Policia është njoftuar nga QSUT, pasi F.Brecani është dërguar në spital nga të afërm të saj.