BOTA

I dënuar në Shqipëri për pedofili, i moshuari anglez nuk heq dorë nga ngacmimet. The Guardian: U blen dhurata fëmijëve të emigrantëve dhe…


Një pedofil i dënuar më parë në Shqipëri duket se nuk ka hequr dorë nga abuzimi ndaj tyre, pasi u zbulua se ai miqësohej me familjet në Carlisle të Anglisë, duke i blerë dhurata fëmijëve, pa e ditur se ai ishte një abuzues, shkruan The Guardian.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Robin Arnold u dërgoi fëmijëve, të gjithë nga një komunitet emigrant afrikan në Carlisle, Cumbria, dhurata dhe ata e quanin atë “Uncle Rob”. Arnold ishte burgosur për përdhunimin e një djali 13 vjeç nga një gjykatë në Shqipëri në vitin 2010. Më parë ai kishte qenë subjekt i një hetimi të Guardian për një skandal abuzimi seksual të fëmijëve në një jetimore misionare të krishterë në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai u ekstradua nga Britania e Madhe për t’u gjykuar në Shqipëri. Një prokuror në gjykatën e kurorës në Carlisle dënoi Arnold në vitin 2010 me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e 13-vjeçarit. Por, Arnoldi u lirua nga burgu në vitin 2020 dhe gjatë periudhës së Krishtlindjeve të 2022 dhe në fillim të këtij viti ai filloi të miqësohej me familjet afrikane, emigrante në qytet.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button