AKTUALITETKRONIKË
I dënuar për drogë, vritet me thikë shqiptari në Itali
Një shtetas shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi, ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në zemër.
Sipas mediave italiane, viktima quhej Dritan Idrizi , me origjinë shqiptare, 38 vjeç, i dënuar më parë për drogë.
I armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, ai shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt për të larë hesapet dhe për të mbledhur mijëra euro për punë.
Njëri nga grupi duket se ka goditur banoren në kokë, ndoshta me çekiç, më pas një person i armatosur me thikë ka goditur Idrizin me tre goditje në gjoks. Ende nuk është identifikuar personi që ka marrë plagën me thikë.