KRONIKËSTAR CHANNEL

I dënuari vetëvritet në burgun e Reçit pas dhunës së gardianëve – 6 efektivë merren të pandehur

Një ngjarje e rëndë është zbuluar pas një hetimi disa mujor në burgun e sigurisë së lartë në Reç, ku një i dënuar dyshohet se është vetëvarur si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj tij nga efektivë të sigurisë. Për rastin, Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur gjashtë ish-punonjës policie për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I ndjeri është identifikuar si Edmond Piraniqi, 44 vjeç, i dënuar për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur më 29 qershor 2024, kur ai u gjet i vetëvarur me një çarçaf në dhomën nr. 17 të godinës nr. 5 (“Veçim”) të burgut. Fillimisht ai u gjet me shenja jete dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi të mbijetonte.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, 6 punonjës të burgut, konkretisht Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj dhe Fatjon Bajrakurti, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit, duke e futur më pas në izolim, ku ai ndërmori aktin fatal.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Një nga dëshmitarët kyç të ngjarjes, punonjësi Altin Shaba, ka deklaruar se Piraniqi kundërshtoi shoqërimin për në izolim dhe u fut në dhomë pa pranga, i shoqëruar nga grupi i sigurisë. Ai ka treguar se e kishte parë të dënuarin në gjendje të rënduar emocionale, ndërsa dëshmitë përforcohen nga raporti i incidentit të hartuar pak minuta para vendosjes në veçim.

Reklama në FieriWeb

Prokuroria ka ngritur akuzat për “Shkaktim të vetëvrasjes” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe ka çuar çështjen në Gjykatën e Shkodrës, ku në ditët në vijim pritet që gjashtë ish-gardianët të japin llogari për rolin e tyre në ngjarjen tragjike.

Hetimet për rastin po vijojnë, ndërsa çështja ka ngjallur reagime të forta për mungesën e mbikëqyrjes dhe dhunën sistematike brenda institucioneve penitenciare./Oranews

Related Articles

Back to top button