AKTUALITETSTAR CHANNEL

I dha fund jetës me fostoksinë, qytetarët ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares

Këtë të premte në orën 18:00, në qytetin e Lezhës kanë mbajtur homazhe në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, humbja tragjike e së cilës ka tronditur mbarë komunitetin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dhjetëra qytetarë, të afërm, miq dhe të rinj u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule në kujtim të saj, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mes lotësh dhe në një heshtje të rëndë, qytetarët ndezën qirinj në shenjë respekti për jetën e ndërprerë shumë herët të 25-vjeçares. Të pranishmit qëndruan për disa minuta në heshtje, ndërsa shumë prej tyre kërkuan drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë humbje tragjike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik në Lezhë, ku Xhuana njihej nga shumë banorë të qytetit. Homazhet u kthyen në një moment dhimbjeje dhe reflektimi për komunitetin, i cili shprehu mbështetje për familjen e të resë.

Reklama në FieriWeb

Mes qirinjve të ndezur dhe lotëve të qytetarëve, Lezha sonte kujtoi një jetë të re që u shua shumë herët, ndërsa komuniteti pret që drejtësia të japë përgjigje për një humbje që ka lënë pas dhimbje të madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button