FIERI YNË TV

I dha shtëpinë me qira turistes, fieraku ndahet nga gruaja për t’u lidhur me të (Video)


Turizmi dentar në Myzeqe nuk po sjell vetëm të ardhura ekonomike, por edhe njohje të reja. Armani i Myzeqesë ndan në “Aldo Morning Show” në Tv Klan lajmin se turistët që vijnë për të rregulluar dhëmbët, gjejnë edhe partner. Në rastin konkret, një turiste ka marrë një shtëpi me qira dhe më pas pronari i saj është ndarë nga bashkëshortja dhe i ka propozuar të bëhet partnerja e tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Armani: Kohët e fundit, shumë partnerë duke qenë se kanë grindje me partneret e tyre dhe duke i dhënë divorcin, kërkojën që të lidhen me partnere të huaja duke qenë se këtu në Myzeqe vijnë zonja ose zotërinj nga jashtë shtetit. Kështu ka ndodhur me një zotëri i cili ka lënë bashkëshorten e vet dhe është njohur me një zonjë e cila ka ardhur për të rregulluar dhëmbët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Aldo: Çfarë thua ti?

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Armani: Fillimisht i ofroi shtëpinë me qera dhe në fund fare u bë partnerja e tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Aldo: Pra domethënë turizmi dentar po funksionon.

Armani: Turizmi dentar po funksionon jo vetëm për ekonomi, por edhe për anën emocionale, anën e dashurisë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Aldo: Me siguri kjo do jetë dashuri e pastër apo jo?

Armani: Kjo mbetet për t’u parë sepse zonja që mund të vijë mund të ketë edhe para dhe zotëria mund të jetë edhe materialist, ta dojë për interes. Në parim duket një gjë shumë e bukur./tvklan.al

VIDEO

Related Articles

Back to top button