I futi në burg të atin/ Babai i vajzës nga Fieri: Gruaja më tradhtoi me një 50-vjeçar

Një 55-vjeçar u arrestua disa ditë më parë në Fier, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e djalit të tij, e cila pretendonte se 55-vjeçari ka ngacmuar seksualisht mbesën 5 vjeçe.
Por, babai i të miturës i ka mohuar akuzat për të atin, teksa pretendon se e gjithë historia është sajuar nga ish-bashkëjetuesja për të marrë kujdestarinë e vajzës që e braktisi 6-muajshe.
Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” ai ka akuzuar ish-partneren se e ka tradhtuar në shtëpinë e tij dhe se vajza 5-vjeçare është rritur nga gjyshëri.
Ai tha se ish-bashkëshorten e ka njohur që 14 vjeçe, teksa ajo e ka tradhtuar vetëm 6 muaj pas fejesës, në shtëpinë e tij, me një 50-vjeçar, ku shtoi se edhe sot i kujtohen ato skena kur sheh shkallët e shtëpisë.
Gjithashti, ai rrëfeu për bashkëshorten se kjo e fundit i tregonte disqe me përmbajtje pornografike, që i shikonte që 10 vjeçe.
Rrëfimi i babait: Kjo çështje është delikate dhe e rëndë. Mendoni që nëse do të dyshoja që im atë e ka bërë një gjë të tillë do të shkoja ta takoja? Më vjen keq që ende ka dyshime por nuk di si ta shpjegoj më tepër që unë kam emrin babai i vajzës, por në kujdes në të vërtetë rolin e kryer im atë, aq shumë është kujdesur për të.
Dy ditët e para vajza e kishte pak të rëndë mungesën e tim ati sepse ka 3 vite që ajo fle vetëm me të. Babai e ka time bije pjesë të shpirtit, më thoshte le të më fusnin në burg por jo për këtë punë. Vajza nuk po më shkon as në kopsht pasi rutina e saj ka ndryshuar.
Anën e kam njohur kur sapo kishte bërë 14 vjeçe, ndërsa unë isha 21 vjeç. Ana më ka futur dikë tjetër në shtëpi. Ime motër nuk i duronte dot më ato që Ana bënte dhe iku u fejua në fshehtësi.
Më vonë mi ka treguar të gjitha. Kur unë shkoja në shtëpinë e prindërve të saj. Ana më tregonte disqe me përmbajtje pornografike që i kishte parë që 10-12 vjeç.
Vetëm 6 muaj pas fejesës ajo më ka tradhtuar në shtëpinë time, që edhe sot kur i shoh shkallët e shtëpisë më kujtohet. Më tradhtoi me një 50-vjeçar, në moshën e babait të saj. Ana për kujdestarinë e vajzës më tha unë do të shkoj në rrugë, mos ta marr edhe vajzën atje.
Ana më përdori që të ikte nga shtëpia e babait. Akuzat se e ka ngacmuar im atë janë gënjeshtër, pasi im atë i ka thënë çfarë t’i bëj budallait që kam unë në shtëpi sepse ti këtë prag nuk e kaloje dot.