AKTUALITET
I hidhet tritol banesës së 32-vjeçarit në Vaun e Dejës, Si pasojë nga shpërthimit janë krijuar vetëm dëme materiale.
Një lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në derën e jashtme të një banese në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.
Behet me dije, se lenda ka plasur ne banesen e Filip Dodaj, 32 vjec.
Si pasojë janë krijuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon me punën për sigurimin e provave për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.