AKTUALITETKRONIKËRAJONI
I hodhën qëllimisht në det duke u shkaktuar vdekjen, BBC denoncon rojet bregdetare greke: Të paktën 9 persona…
Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare.
Kjo deklaratë është dhënë nga dëshmitarë për BBC.
Ata deklarojnë se emigrantët u hodhën qëllimisht në ujë.
BBC raporton se të paktën 9 persona kanë humbur jetën nga një akt i tillë, fakt që është kundërshtuar nga roja bregdetare greke.
Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara – duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.