I këputi veshin dhe tentoi të mbysë gruan nga xhelozia, arrestohet shqiptari në Itali
Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet se dhunoi bashkëshorten e tij dhe tentoi ta vriste për arsye xhelozie. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e 25 prillit, ku shqiptari, pasi vajza e tyre e vogël doli nga shtëpia, mori një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë.
Ai u kujdes gjithashtu të ngrinte volumin e televizori që britmat e gruas të mos dëgjoheshin. Teksa bashkëshortja e tij tentoi të rezistonte, burri filloi ta kafshonte, duke i këputur me dhëmbë një pjesë të veshit dhe më pas tentoi ta mbyste.
Gruaja, e plagosur dhe pothuajse pa ndjenja, ia doli të çlirohej nga duart e të shoqit duke dalë nga shtëpia dhe kërkoi ndihmë nga banorët e lagjes. Personeli shëndetësor dhe karabinierët e San Mauro Pascoli shkuan në vendngjarje, por në momentin që mbërriti policia 50-vjeçari ishte larguar.
Megjithatë, ai u vendos në pranga pasditen e së dielës (19 Maj), kur i arratisuri ndodhej në brendësi të Milanos. Ai u kap në parkun e qytetit të komunës Garbagnate, në shoqërinë e disa bashkatdhetarëv të tij. Shqiptari është është dërguar në burgun “San Vittore” në Milano./panorama.com.al