FIERI YNË TVPOLITIKË

I kërkoi të ndihmonte familjen e të riut që u mbyt në lumë, kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi çon në gjykatë deputetin Luan Baçin.


Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi ka çuar në gjykatë deputetin demokrat Luan Baçi, pasi ky i fundit i kërkoi të ndihmonte familjen e të riut, Ergys Saka, i cili u mbyt teksa peshkonte në lumë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Baçi shkruan në Facebook se Bufi e akuzon për shpifje kur në fakt ai vetë i ka kërkuar mbështetje si kryebashkiake e Roskovecit t’i vijë në ndihmë familjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Postimi i Baçit:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pak më shumë se një vit, më parë, në 11 Gusht 2022 i shpreha ngushëllimet familjes së djalit fatkeq nga Rroskoveci, që u mbyt në lumë duke peshkuar, për të siguruar bukën e gojës, quhej Ergys Saka!

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndër të tjera i bëja thirrje Bufit të Rroskovecit, që drejton bashkinë duke grabitur zgjedhjet, që të kujdesej për këtë familje, që arriti deri në këtë pikë edhe si rezultat i braktisjes nga pushteti i Ramës dhe mospërfilljes dhe braktisjes, nga Bufi i bashkisë së Rroskovecit!

Bufi i Rroskovecit në vend që të bëj detyrën, pavarësisht se nuk e meriton të jetë në krye të bashkisë, harxhon kohë dhe para, për të bërë presion duke ju drejtuar gjykatës, se paskam fyer dhe shpifur për Bufin!

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Zj Bufi, për çfarë ju kam fyer?

Ju kam quajtur Buf?

Për ata që se dinë, si mund ta thërras, duke e respektuar?

Zonja Bufi kështu e ka mbiemrin ” Bufi” nuk mund ti them Majlinda skam konfidenca me të!

Për çfarë kam shpifur?

A nuk e keni braktisur familjen e të ndjerit dhe jo vetëm atë, por shumë familje të tjera dhe nga pamundësia për të jetuar, pa pune, pa ndihmë ekonomike, rrezikonte dhe humbi jetën duke peshkuar çdo ditë në lumin Seman?

Më poshtë po publikoj statusin e dt 11 Gusht 2022, për të cilin Bufi i Rroskovecit me akuzon dhe me ka çuar në gjyq!


Related Articles

Back to top button