KRONIKËSTAR CHANNEL

I kishte fshehur në murin e shtëpisë, zbulohet arsenal armësh në Vlorë, procedohet 67-vjeçari

Një arsenal armësh është gjetur i fshehur në murin e një banese në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Uniformat blu gjatë një kontrolli në katin të dytë të një ndërtese ka gjetur të murosura 2 automatikë, mbi 2200 fishekë, 12 granata dhe 14 ndezës granatash.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sakaq, pronari i banesës, shtetasi GJ.K., 67 vjeç është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjenden të fshehura në murin e një ndërtese dhe sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, mbi 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata difensive.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.

Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, pronari i ndërtesës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër të pabanuar, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e dytë të së cilës gjetën të murosura disa armë dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash të mbështjellë me letër dhe rreth 2200 fishekë luftarak.

Armët dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim të mëtejshëm, me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Nga verifikimet rezultoi se ndërtesa ku u gjetën armët dhe municioni është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i cili, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës dhe të gjendjes shëndetësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button