BOTASTAR CHANNEL

I kishte mbaruar afati i vizës/ Arrestohet ylli i TikTok, Khaby Lame në Las Vegas

SHBA- Ylli më i njohur i TikTok në botë, italo-senegalezi Khaby Lame, u arrestua të premten nga Shërbimi Federal i Imigracionit i SHBA-së (ICE) sepse viza e tij kishte skaduar dhe u dërgua në paraburgim. 

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“ICE arrestoi 25-vjeçarin Cabane “Cabi” Lame, një shtetas italian, më 6 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reed në Las Vegas, Nevada, për një shkelje të ligjit të imigracionit“, tha agjencia federale në një deklaratë dërguar AFP-së.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sipas ICE, Khaby Lame mbërriti në Shtetet e Bashkuara më 30 prill dhe viza e tij kishte skaduar. Me 162.2 milionë ndjekës, Kabi Lame konsiderohet si ndikuesi më i madh në platformën TikTok.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Ai u lejua të largohej “vullnetarisht” më 6 qershor dhe që atëherë është “larguar nga Shtetet e Bashkuara“, tha agjencia amerikane në një deklaratë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Khaby Lame, ambasador i UNICEF-it që nga janari, është bërë i famshëm për videot e tij të shkurtra e të heshtura që parodizojnë këshilla të ndërlikuara që gjenden me shumicë në internet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Me një gjest karakteristik, ai shpesh tregon se sa e thjeshtë është në të vërtetë zgjidhja e një problemi.

Ideja për përmbajtjen e videove të tilla i lindi ndërsa ecte jashtë kompleksit të banesave ku jetonte familja e tij në Chivaso, jashtë Torinos, pasi humbi punën në fabrikë në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë Covid-19.

Falë videove që postoi, fama e tij u rrit ndjeshëm dhe ai u bë shumë i pasur. Sipas Forbes, i ashtuquajturi “Charlie Chaplin i epokës dixhitale” ka një pasuri prej rreth 16.5 milionë dollarësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button