AKTUALITETFIERI YNË TV

I kthyer nga emigrimi, Klodian Simoni nga fshati Topojë i Fierit kultivon kastravecin kornishon 


Klodian Simoni nga fshati Topojë në Fier është i vetmi që merret me kultivimin e kornishonit në sera në këtë zonë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ai ka rreth 7 vite tashmë që është kthyer nga Italia dhe me të ardhurat që siguroi nga emigrimi, ndërtoi një serë për kultivimin e kastravecit kornishon, ndërsa sot zotëron 4 dynym.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I gjithë prodhimi shkon për eksport në vendet e BE-së kryesisht në Gjermani, Austri dhe Itali. Në një sezon, fermeri nga Topoja arrin një prodhim prej 10 ton kastravec për dynym dhe e gjithë kjo sasi eksportohet falë kontratave paraprake me kompanitë grumbulluese.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ai shprehet i kënaqur për tregun e shitjes, ndërsa ka kërkuar ndihmë nga bashkia për investime në infrastrukturë, për të realizuar transportin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Por, garantimi i shitjes së prodhimit, sipas fermerit, ka ardhur edhe falë kujdesit dhe cilësisë së produktit që monitorohet që prej mbjelljes në prodhim nga agronomët.

Ndërkohë fermeri nga Topoja është shprehur se është i kënaqur nga gjithë ky investim, ndërsa synon shtimin e sipërfaqeve në të ardhmen.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button