KRONIKË

I mori jetën me grushte inxhinierit në Vlorë! Kush është doganieri Rei Meta, i biri i anëtares së KLP-së


Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Vlorë, ku një 55-vjeçar humbi jetën pas një sherri banal. Armando Memshani mbeti i vdekur pas grushteve nga 33-vjeçari Rei Meta, banues në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky i fundit u arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kush është Rei Meta

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

33-vjeçari Rei Meta është i punësuar si doganier, dhe është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti), emri i së cilës qarkulloi gjerë në media vitin e kaluar, pasi votoi kundër Altin Dumanit, i cili sot mban postin e kreut të SPAK. Vota e saj shkoi për kandidatin tjetër në garën për kreun e SPAK, Edvin Kondilin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ngjarja në Vlorë

Një borxh i pashlyer dyshohet se është shkaku i sherrit mes dy personave që mesditën e 7 gushtit 2023, përfundoi me një viktimë në qytetin e Vlorës. Armando Meshau, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45.

Dyshohet se një grusht në zemër ka qenë goditja fatale për jetën e inxhinierit.

Gati 4 orë më pas, rreth orës 15:45 policia e qytetit njoftoi se kishte arrestuar autorin e dyshuar, Rei Meta.  33 vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Policia: Vlorë

Dhunoi fizikisht një 55-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga, pas disa minutash ndjekjeje, 33-vjeçari.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, 2 shtetas ishin konfliktuar fizikisht dhe nga goditjet, njëri prej tyre kishte humbur jetën, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi menjëherë pas ngjarjes, i autorit të saj, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Pas disa minutash ndjekjeje intensive nga Policia, 33-vjeçari u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Related Articles

Back to top button