AKTUALITETSTAR CHANNEL

I nderuar kandidat, merr me vete familjen tënde, që të mund të trokasësh në derën time…

Opinion nga Marsela Topi!

Fushata elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 ka ndezur fuqishëm motorët për të gjitha forcat politike. Prezantimi i kandidatëve ka filluar më herët, qoftë me takime me elektoratin në zona të ndryshme, kryesisht rurale, apo edhe me takimet derë më derë. I shohim më të përkushtuar se kurrë për të aktruar role nga më të ndryshmet: me përparëse gati për të gatuar pica e ëmbëlsira, duke mbledhur luleshtrydhe në sera, duke ngarkuar arka me perime në kamionë, duke shtruar pllaka me mistri në dorë, si mjeshtra profesionistë, me dëshirën e flaktë për t’u bërë njësh me popullin e thjeshtë – atë popull për të cilin kujtohen vetëm në kohë fushatash.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Si vipa në tapetin e kuq, të shoqëruar nga skuadra e tyre, i sheh teksa përpiqen të jenë më shumë të fokusuar te aparatet fotografikë dhe kamerat, sesa te rëndësia e mesazheve apo programeve politike për qytetarët. Askush nuk i kushton rëndësi imazhit familjar, prezantimit të pjesëtarëve të familjes në një postim, e aq më pak të shoqërohen prej tyre në takimet elektorale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në fakt, familja – bërthama e shoqërisë dhe pasuria më e madhe për gjithsecilin prej nesh – duhet të jetë mbështetja kryesore për këta kandidatë, duke u dhënë atyre më shumë besueshmëri dhe respekt, fillimisht ndaj vetes dhe më pas ndaj elektoratit.

I dashur dhe i nderuar kandidat, para se të kërkosh gjithëpërfshirje dhe prezencë të elementit femëror në fushatën tënde elektorale, merr për dore bashkëshorten tënde dhe prezantoje me krenari. Të njëjtën gjë bëj edhe ti, e nderuar kandidate. Merrni për dore edhe fëmijët tuaj. Thuajeni me zë të lartë që vota për ju është vota për ta – për të ardhmen. Ndoshta, duke premtuar në praninë e tyre, do të mendoheni dy herë përpara se të kërkoni votën.

Marsela Topi – Fieri Web

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button