KRONIKË

I njohuri i Ervis Martinajt shkon në SPAK, dorëzon kodet e aplikacionit “SKY” që përdorte bosi i lojërave të fatit


Është bërë më shumë se një vit nga zhdukja e Ervis Martinajt, njeriu më i përmendur në Shqipëri për bizneset e tij në Lojërat e Fatit. Askush nuk di gjë se çfarë ka ndodhur me të, për të cilin tashmë ka dy urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Edhe pse po kryehen hetime për akuzën rrëmbim dhe zhdukje së personit, ende nuk ka asnjë fakt që tregon se Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ora news” raporton se një person i afërm me familjen e Ervis Martinajt është paraqitur në SPAK. Personi në fjalë mësohet se ka dorëzuar disa kode që përdorte i shumëkërkuari në aplikacionin “SKY”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“SKY” është aplikacioni që përdorte bosi i lojrave të fatit para se të zhdukej. Mbetet për të parë nesë me hapjen e këtij aplikacioni dhe zbardhjen e bisedave do të dalë në dritë ndonjë informacion që mund të zbardhë misterin e zhdukjes së Martinajt.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kujtojmë që më 10 gusht të vitit të kaluar, xhaxhai i Ervis Martinajt shkoi në polici dhe kallëzoi zhdukjen e nipit të tij. Kjo ishte një situatë e pazakontë, pasi kurrë më parë në vend nuk kishte ndodhur që një i afërm të kallëzonte në polici zhdukjen e një personi që është i shumëkërkuar nga autoritet shqiptare.

Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj, ishin e dashura e tij S.K, dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami. Lami u arrestua më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Lami akuzohet se ka ndihmuar në disa raste Ervis Martinajn të qarkullonte i sigurtë në qytetet e vendit. Ai ishte agjent i “Operacionales”, apo i njësisë FAST që u ngrit jo më shumë se dy vite më parë, për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Ish-efektivi gjithashtu dyshohet se është nga personat e fundit që ka patur kontakt me Ervis Martinajn, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit dhe biznesit në Shqipëri.

Për herë të fundit, 28-vjeçari Lami e ka marrë Ervis Martinajn në datën 5 gusht të këtij viti dhe e ka transportuar në Durrës me një automjet luksoz tip “Audi A8”. Pas kësaj date, askush nuk di asgjë për Martinajn.

Related Articles

Back to top button