MOTITË NDRYSHME
I nxehti afrikan sjell fundjavë “përvëluese” Fieri dhe Berati temperatura deri në 41°c, parashikimi i motit për sot
I nxehti afrikan do të dominojë gjithë fundjavën edhe në Shqipëri.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin.
Thuajse i gjithë vendi do të mbizotërohet nga temperatura maksimale 37–41 gradë Celcius gjatë të shtunës dhe të dielës.
E diela do të jetë edhe më e nxehtë prandaj ju sugjerojmë të shkoni buzë detit. Në Fier e Berat të dielën temperaturat do të shkojnë 40 – 41 gradë Celcius.