AKTUALITETMOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

“I nxehti afrikan” te ne/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me valë të të nxehtit afrikan.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ajo tha se në vijim të javës temperaturat do të ulen disi, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë, ndërsa fundjava, sipas saj do të jetë ideale për pushuesit që duan të shkojnë në plazh.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Vera ka startuar me temperatura mjaft të larta. Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Moti pritet të jetë i kthjellët ndërsa në pjesën e dytë të ditës mund të ketë vranësira.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nga dita e martë e kësaj jave ne presim që temperaturat të ulen gradualisht dhe ne presim një normalizim të tyre. Nesër do ketë një rënie të temperaturave ku maksimumi do të jetë 36 gradë, ndërsa në ditët e tjera deri në fundjavë, temperatura maksimale do jetë 35 gradë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Moti do jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. E marta dhe e mërkura mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu në verilindje dhe juglindje, më së shumti në zonën e juglindjes, në zonat e Korçës. Fundjava do jetë sërish me diell, me temperatura 33-34 gradë celsius”,-tha Porja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button