MJEKSIA

I nxehti pushton vendin/ “Më të prekurit janë mosha nga 1-7 vjeç”, mjeku Mandri: Fëmijët s’duhet të rrinë në diell pas orës 10, temperatura në banesë duhet të jetë…


Mjeku pediatër Bektash Mandri ka folur për Faxnews duke treguar se kush janë grupmoshat që preken më shumë teksa temperaturat në vend janë tepër të larta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai tha se se bëhet fjalë për grupmoshën nga 1-7 vjeç që paraqiten më tepër në spital, kjo për shkak të dehidrimit. Megjithatë ai shtoi se fluksi është i përballueshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për gazetaren Xhoana Çollaku, ai dha edhe disa këshilla për të vegjëlit, se si të mbrohen nga i nxehti.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Mandri: Temperaturat e nxehta shtojnë rastet e fëmijëve të dehidruar që vijnë për 2 arsye.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Fëmijët nuk duhet të rrinë në diell pas orës 10. Duhet te shmangin qendrimin në diell deri në orën 5 të mbasdites. Bebet e vogla duhet tu mbulohet koka, tu vishen kapele, të perdoren kremra me faktor mbrojtës, duhet të ushqehen disa herë gjatë ditës.

Temperatura në banesë duhet të mbahet te 25 gradë, ajrimi duhet të bëhet në  mëngjes.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Me diarretë e verës nuk ka pasur fluks të lartë. Dje ka patur rreth 20 vizita, por dita ka qenë më e qetë se dje. Është një numër i kontrollueshëm.

Nga 1-7 vjeç, është grupmosha që frekuenton ambjentet tona, janë me sistem imunitar të papjekur.

Related Articles

Back to top button