KRONIKËSTAR CHANNEL

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në QSUT, dyshohet se u helmua në burg, shfaq probleme me zemrën.

TIRANË- Pasditen e kësaj të shtune në urgjencën e QSUT-së, është paraqitur për ndihmë mjekësore Nuredin Dumani.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve brenda spitalit, Dumani është shfaqur me probleme të zemrës dhe ndodhet në shërbimin e reanimacionit nën monitorim të bluzave të bardha.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani u arrestua në mars 2022 në qytetin e Fierit gjatë një aksioni policor pak orë, pasi vetë ai kishte mbetur i plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin, te kryqëzimi i Cërrikut.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai ka rrëfyer para hetuesve ngjarjet kriminale ku është përfshirë, vrasjet që ka bërë, përplasjet me ish-shokun e tij Talo Çela (i shumëkërkuar i policisë), si dhe ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës.

Reklama në FieriWeb

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.

Related Articles

Back to top button