AKTUALITETKRONIKË

I riu u qëllua 8 herë me thikë – Si nisi sherri mbrëmë në Astir, të rinjtë ishin shokë dhe po pinin alkool


Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me thikë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, mes disa të rinjëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime bëjnë me dije se kanë qenë tre të rinj, shokë me njëri-tjetrin, të cilët kanë qenë duke konsumuar alkool dhe të dehur kanë nisur sherrin me njëri-tjetrin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burime bëjnë me dije se autori i plagosjes është i riu Mandi Qori. Ky i fundit fillimisht është qëlluar me shpullë nga 18-vjeçari Eri Driza. Më pas Qori është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pasi është kthyer në lokalin ku ka qenë duke pirë alkool, e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë, i cili fatmirësishtmn ndodhet jashtë rrezikut.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

I plagosur ka mbetur dhe shoku i tyre, shtetasi E. M., rreth 20 vjeç, i cili ka marrë një plagë në parakrah, pasi ka tentuar që t’i ndante.

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.”

Related Articles

Back to top button