KRONIKËSTAR CHANNEL

I shiti dr*gë mbesës së mitur të ish-kryetarit të Bashkisë Sarandë, dorëzohet në polici Orgest Lena

Orgest Lena, një 21-vjeçar në Sarandë i proceduar më parë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të klandestinëve Sirianë, është arrestuar mesditën e sotme nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se i ka shitur drogë një vajze minorene.

Reklama në FieriWeb

Ndalimi i Lenës, është kryer me vullnetin e këtij të fundit, pasi ai së bashku me avokatin mbrojtës mësohet se është dorëzuar në ambjentet e komisariatit të Sarandës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Një javë më parë ai u shpall në kërkim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi i kishte shitur drogë një vajze të mitur 15-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Vajza e mitur është mbesa e një ish-kryetari bashkie në Sarandë, e cila për shkak të konsumimit të drogës, ka pësuar komplikacione shëndetësore duke u shtruar në spitalin Rajonal të Sarandës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Pas kryerjes së analizave laboratorike, është konstatuar se përkeqësimi i vajzës së mitur ka ardhur si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Gjatë marjes në pyetje, vajza e mitur ka treguar emrin e personit që i kishte shitur drogën, ndaj prej 18 Majit 2025, policia e Sarandës shpalli në kërkim Orgest Lenan.

Ky i fundit 1 javë nga shpallja në kërkim, është vetëdorëzuar sot në polici, ku mësohet se ka dhënë shpjegime.

Pritet që brenda dy ditë ai të dalë para gjykatës së Sarandës për t’u njohur me masën e sigurisë, që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button