KRONIKË

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në kryeqytet 42-vjeçari nga Fieri (EMRI)


Jashar Shimka (Gllava) 42-vjeçai nga Fieri është arrestuar nga autoritetet e policisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se ai u kap në një bilardo në Komunën e Parisit, ku edhe u ndalua nga forcat e rendit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sakaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftim i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The wanted”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The wanted”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një bilardo në Komunën e Parisit, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin J. Sh. (G)., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Related Articles

Back to top button