I vëllai iu vra dy muaj më parë, identifikohet viktima në Kavajë, autori e qëlloi me plumb në kokë dhe iku (EMRI)
Ne foto: Armand Edmond Gosa
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qyetin e Kavajës ku Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës ka mbetur i vdekur.
Burime për mediat bëjnë me dije se një shtetas edne i paidentifikuar është future brenda ambienteve të lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të Arjan Gosës. Fatkeqësisht ai humbi jetën pasi plumbi që mori në kokë qëlloi fatal për të.
Në momentin që autori hapi zjarr në drejtim të 48-vjeçarit, në ambientet e lokalit kishte edhe qytetarë të tjerë të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, ndërkohë janë shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tyre.
Autori i krimit ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, teksa policia ka ngritur postoblloqe në të gjithë zonën për kapjen dhe arrestimin e tij.
Pista kryesore dyshohet të jetë hakmarrja dhe të ketë lidhje me ngjarjen e 29 marsit, ku mbeti i vdekur Edmond Gosa, i vëllai i Arjan Gosës.
Armand Edmond Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.