KRONIKËSTAR CHANNEL

I veshur me të zeza, me maskë dhe kapele/ Publikohet fotoja e autorit të vrasjes së Renato Hoxhaj në Vlorë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në zonë tregojnë një person të maskuar, me kapuç dhe maskë që i mbulon shumicën e fytyrës, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në atentat.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Në lidhje me krimin policia ka shoqëruar një person, por se ende nuk dihet roli i tij në ngjarje, dyshohet se mund të ketë ndihmuar autorin.

Viktima është qëlluar me 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja pistolete 9 mm.

Bashkëjetuesja e viktimës ka deklaruar se nuk ka dijeni që 58-vjeçari të ketë pasur konflikte, ndërsa ka pohuar se ka dëgjuar të shtënat me armë, por ka menduar se ishin fishekzjarrë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button