I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë
Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë në zonën e Plazhit të Vjetër dhe dyshohet se është e qëllimshme.
Një makinë është djegur gjatë natës në një garazh në Vlorë në zonën e Plazhit të Vjetër dhe dyshohet se është e qëllimshme.
Makina është në pronësi të Anjeza Shiko, drejtoresha e Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës.
POLICIA VLORË:
Vlorë/Informacion parapak
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.