AKTUALITETKRONIKË

“I vrava të dy, po shkoj të dorëzohem”, çfarë i tha autori bashkëshortes pas krimit së dyfishtë në Roskovec


Pas vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, autori Altin Kuka e ka lënë armën tip kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe ka shkuar tek bashkëshortja e tij, e cila po shiste në një treg të fruta-perimeve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas asaj që raporton, mësohet se autori i është drejtuar gruas me fjalët “unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas të njëjtave burime, Altin Kuka e ka pranuar para uniformave blu autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj (vëllezër), por arsyeja e konfliktit mes tyre akoma nuk është zbardhur.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Referuar informacioneve paraprake, ka qenë një sherr mes dy të rinjve që është bërë shkak për vrasjen e dyfishtë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit në pronësi të Gramos Kurtaj, autori i dyshuar Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”.

Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u vu në pranga në tentativë arratisje në aksin Fier-Berat.

Bëhet me dije se viktimat, Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj janë vëllezër gjaku, mirëpo njëri prej tyre është dhuruar tek xhaxhai, ndaj janë të regjistruar në Gjendje Civile si xhaxha dhe nip.

Për krimin e dyfishtë, Policia ka shoqëruar mbi 10 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Related Articles

Back to top button