I zhdukur prej më shumë se një muaj, gjendet i vdekur kamionisti në Itali, arrestohen dy persona mes tyre një shqiptar
Një shofer kamioni nga Argentina, Nicolás Matías del Río, është gjetur i vdekur në një shtëpi në Arcidosso, Itali, pas një periudhe të zhdukjes së tij misterioze për më shumë se një muaj. 40-vjeçari, Del Río ishte kontrolluar intensivisht që nga 22 maji, datë në të cilën ishte parë për herë të fundit.
Sipas gazetës Corriere Fiorentino , trupi i Del Río u gjet pranë një shtëpie, ku ishin fshehur edhe çantat e stilistit Guçi që argjentinasi po transportonte në kamionin e tij në momentin e zhdukjes.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e vdekjes së tij dhe dy persona janë ndaluar si të dyshuar për këtë rast.
Lidhur me hetimin, bashkëshortja e Nikolas tha se autoritetet italiane kanë si të dyshuar edhe prindërit e shqiptarit të ndaluar, pasi në shtëpinë e tyre u gjetën mbetje të çantave luksoze, me vlerë rreth 500 mijë euro u zhduk.
Pas zbulimit, policia kontrolloi pronën në prani të babait të Klodian Gjonit, të riut shqiptar që u ndalua të shtunën, më 15 qershor, në aeroportin Ciampino, teksa po fluturonte për në Tiranë, kryeqytetin e vendit të tij, sipas mediave italiane.
Niko Gjoni dhe një burrë i quajtur Zindan, babai i njërit prej dy turqve të arrestuar, Ozkurt Bozkurt. Gjithashtu po hetohet edhe një i dyshuar tjetër me emrin Emre Kaja.
Familjarët e tij, përfshirë bashkëshorten Carolina Alegre, janë ende në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet për të zbuluar më shumë për ngjarjen tragjike.