KRONIKË

Identifikohen dy shqiptarët e arrestuar me 100 kilogramë drogë në Greqi, një prej tyre nga Fieri.


GREQI- Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar ditën e djeshme me rreth 100 kilogramë drogë. Ata fillimisht tentuan t’i arratisen policisë greke me një automjet, por u ndaluan pasi u përplasën me një automjet tjetër të parkuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas burimeve policore, gjatë ndjekjes një prej drejtuesve të operacionit ka hapur zjarr paralajmërues. Pasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, dy shqiptarët janë larguar me vrap, por më pas janë prangosur

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Dalipi, 24 vjeç me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri si Amarildo Omeri, 35 vjec nga Fieri.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button